Edhe pse dy ditë më parë u njoftua se do të mikpritës i ceremonisë së 91-të të ndarjes së çmimeve “Academy Awards”, megjithatë kjo nuk do të ndodhë.
Arsyeja se pse Kevin Hart nuk do ta ketë këtë privilegj janë mesazhet në Twitter, në të cilat shfaq ndjenjat dhe qëndrimet homofobike.
Megjithëse dëshironte ta udhëhiqte këtë ngjarje vjetore prestigjioze, aktori është dashur të tërhiqej pas reagimeve të shumta të filmdashësve.
“Unë mora një vendim që të tërhiqem nga udhëheqja e Academy Awards këtë viti. Sinqerisht kërkoj ndjesë për deklaratat e mia kundër komunitetit LGBTQ. Më vjen keq që kam lënduar njerëzit”, thuhet në njoftimin e aktorit.
Më parë, Kevin publikoi një video në llogarinë personale në Instagram duke thënë se e kishte refuzuar kërkesën e Akademisë së Arteve të Filmit të Amerikës dhe kërkoi falje publike.
Pavarësisht nga gjithçka, Kevin i falënderon të gjithë me këtë rast dhe shpreson që edhe një herë do t’i jepet mundësia për të udhëhequr këtë ceremoni vjetore.
Ndryshe, ceremonia do të mbahet më 24 shkurt të viti 2019 në Dolby Theatre të Hollivudit.
https://www.instagram.com/p/Bq_Ig_EFiOx/