KF “Fushë-Kosova” ndihmon djalin të cilit ia këputi treni gjymtyrët

Prishtinë | 31 Mar 2017 | 13:35 | Nga

Klubi Futbollistik “Fushë Kosova” ka nisur një aksion që të mbledh mjete materiale, për ta ndihmuar familjen Pllana – i biri i të cilëve ditë më parë është aksidentuar nga treni dhe si pasojë ka humbur njërën dorë dhe këmbën.

Në ndeshjen e së shtunës që do të zhvillohet në mes të KF “Fushë-Kosova” dhe KF “Rahoveci” të hyrat nga biletat do t’ia dedikojnë të aksidentuarit Festim Pllana, njofton Klan Kosova.

Festimi ka nevojë për vënie të protezave të dorës dhe të këmbës dhe shërimi i tij është i kushtueshëm dhe që mund të kryhet vetëm jashtë vendi.

“Fushë-Kosova” bën thirrje që tifozët në këtë ndeshje të jenë në numër sa më të madh.

lajmerimi

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme