KFOR e konsideron problem numrin e vogël të serbëve që i kanë regjistruar veturat me RKS

Prishtinë | 08 Tet 2022 | 14:22 | Nga Ekonomia Online

Alexander Avles Aalmo, zëvendës këshilltar politik në KFOR e ka cilësuar si të qetë, por të brishtë situatën e sigurisë në Kosovë. Ai në Seminarin e 102-të Rose-Roth i Asamblesë Parlamentare të NATO-s që ka nisur punimet sot, ka thënë se çështja e targave mbetet burim jostabiliteti.

Ai tha se është është shqetësuese që shumë pak serbë kanë vendosur t’i ndërrojnë tabelat e veturave në RKS.

“Ajo çka kemi parë gjatë verës dhe që vazhdon deri në fund të këtij muaji kur përfundon afati për regjistrimi, shumë pak nga ta ka vendosur t’i regjistrojë, kjo është problem për neve, por ne do të përpiqemi që të ndalojmë paraqitjen e problemeve për këtë çështje të pazgjidhur”, tha ai.

Dje u raportua se vetëm nëntë qytetarë serbë në veri kanë bërë regjistrimin e makinave në targat RKS deri më tani.

Në komunat në veri të Kosovës, të banuara me shumicë serbe Zveçan, Leposaviq, Zubin Potok dhe Mitrovicë të Veriut vlerësohen se qarkullojnë 10.000 vetura me targa serbe.

Të ngjashme