KFOR-i gjerman i ka dhënë donacion Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) në vlerë prej 329 euro, përmes të cilit FSK-ja bëhet me 44 automjete të tipit “Wolf” (ujk) dhe 77 komplete me vegla speciale, raporton Ekonomia Online. Materiali përfshin, ndër të tjera, një rrafsh zdrukthi, një stacion saldimi dhe një makinë saldimi.
Gjeneral brigade Uwe A. Becker, drejtor i Ekipit Këshillues dhe Ndërlidhës të NATO-s dhe njëkohësisht oficer gjerman në gardën më të lartë në Kosovës, dorëzoi bashkërisht me komandantin e kontingjentit të 50-të gjerman të KFOR-it, nënkolonel Eric Offermann, të gjeneral lajtnant Rrahman Rama këto pajisje.
Becker, tha se dorëzimi i këtij materiale është shprehje e marrëdhënieve të mira mes Gjermanisë dhe Kosovës.
Sipas tij, Republika Federale e Gjermanisë përkrah zhvillimin e aftësive të FSK-së, në konsolidimin e sigurisë dhe stabilitetit në Kosovë dhe rajon, raporton EO.
“Tani ka ardhur koha që të zvogëlohen numri i personelit dhe tu kalojë përgjegjësia institucioneve të Kosovës për të mbrojtur paqen dhe stabilitetin. Ka shumë shembuj të shkëlqyem te shërbimit të FSK-së. Të dorëzoj këto 44 automjete për terrene të ndryshme”.
“Këto automjete do tu shërbejnë më mirë sa kontingjenti gjerman. Ju mund të thoni dy gjëra: sa të rëndësishëm kanë qenë për ne dhe sa shumë gjermanët i duan këto makina”.
Ai shtoi se nuk duhet harruar se qëndrueshmëria afatgjate e automjeteve varet nga mirëmbajtja e tyre.
Komandanti i FSK-së, gjeneral lejtnant, Rrahman Rama tha se donacioni është shumë i rëndësishëm për ta.
Ai deklaroi se FSK-ja është në prag të transformimit në Forca të Armatosura, proces ky i cili sipas tij, i hap FSK-së mundësi dhe rrugë të reja në bashkëpunim të mirë me të gjitha komunitetet.
“Tani vjen nga një donacion me 44 automjete. Është shumë i rëndësishëm për zhvillimin e aftësive. Automjetet do të jenë në funksion të rritjes së mobilitetit të FSK-së në kryerjen e detyrave tona. Është edhe bashkëpunimi ynë në fushën e trajnimeve dhe edukimeve”.
“FKS-ja është në prag të tranzicionit që do të hap mundësi dhe rrugë të reja për FSK-në. FSK do të vazhdojë punën e mirë me të gjitha komunitetet”.
Para ceremonisë së dorëzim-pranimit të pajisjeve, Sekretari i Përgjithshëm i MFSK-së, Shkelzen Syla dhe komandanti i kontigjentit gjerman, Eric Offermann kanë nënshkruar memorandumin për këtë donacion.
Në këtë ceremoni ishin të pranishëm edhe ministri i FSK-së, Rrustem Berisha, zëvendëskryeministri Enver Hoxhaj, ambasadori gjerman Christian Heldt dhe komandanti i KFOR-it gjeneral major Salvatore Cuoci.
Ky kontingjent i materiali lidhet me transformimin e angazhimit gjerman në Kosovë. Gjermani për arsyje të gjendjes së përmirësuat të sigurisë dhe në harmoni me NATO-n, zvogëlon numrin e forcave të saj deri në fund të vitit 2018.