KFOR-i italian dhuron pajisje mjekësore QKMF-së në Pejë

Prishtinë | 24 Shk 2021 | 18:14 | Nga Ekonomia Online

Në këtë situatë të vazhdueshme me pandemi, trupat italiane të KFOR-it në Pejë, i kanë dalë serish në ndihmë Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Pejë.

Zyra ndërlidhëse e KFOR-it italian me shoqërinë civile – CIMIC, të mërkurën i kanë dhuruar Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Pejë pajisje të ndryshme mjekësore në vlerë prej mbi 4 mijë euro. Në pakon e pajisjeve të dhuruara janë dy oksigjen formues, aparati për sterilizim, aparate për inhalim, tensimetra, pulsoksimetra dhe maska mbrojtëse.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme