KFOR-i italian furnizoi me pajisje teknologjike shkollën “Agim Ramadani”

Prishtinë | 08 Mar 2019 | 16:20 | Nga Ekonomia Online

KFOR-i italian në bashkëpunim me Kryqin e Kuq, ka furnizuar sot me pajisje teknologjike, përkatësisht 15 kompjuterë, shkollën “Agim Ramadani” në Zhegër të Gjilanit.

Në ceremoninë e pranim-dorëzimit ka marrë pjesë kolonel Ruggiero Capodivento dhe drejtori i Drejtorisë Komunale të Arsimit në Gjilan, Nazim Gagica, transmeton Klan Kosova.

Gagica e ka falënderuar KFOR’-in italian për këtë donacion, duke thënë se kjo ndikon direkt në mësimnxënie dhe në përgatitje sa më profesionale të nxënësve.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme