Trupat ushtarake të NATO-s të pozicionuara në Kosovë do të vazhdojnë stërvitjet në disa pjesë të ndryshme të Kosovës.
Këtë e kanë bërë të ditur mbrëmë përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ku theksohet se kjo është vetëm një stërvitje normale e zbarkimit dhe procedurave.
Sipas tyre, situata mbetet nën kontroll dhe pa asnjë kërcënim të mundshëm.
“KFOR-i vazhdon të stërvitet për të qenë i gatshëm dhe të garantojë siguri për të gjithë njerëzit në Kosovë. Në ditët e ardhshme do të ketë disa lëvizje të trupave të KFOR-it në pjesë të ndryshme të Kosovës.
Kjo është vetëm një stërvitje normale e zbarkimit dhe procedurave. Situata mbetet nën kontroll, pa asnjë shenjë kërcënimi të mundshëm”, thuhet në njoftim.