KFOR-i mban ushtrim të sigurisë me Policinë e Kosovës dhe EULEX-in

Prishtinë | 30 Tet 2020 | 17:03 | Nga Ekonomia Online

Operacioni i udhëhequr nga NATO-ja, në partneritet me Policinë e Kosovës dhe misionin Evropian për Sundim të Ligjit EULEX, mbajti ushtrimin e integruar të sigurisë për 300 pjesëmarrës për kontrollin e turmës dhe trazirave.

Ushtrimi “Reagimi i Bashkuar” u mbajt në lokacionin e FSK-së në Gjakovë dhe stërviti trupat për qasjen tri-shtresore të sigurisë që parashikon Policinë e Kosovës si reagues i parë, të mbështetur nga EULEX-i dhe nga KFOR-i si reagues i tretë.

Komponenti i KFOR-it, përgjegjës për mbajtjen e ushtrimit, stërviti trupa nga 11 vende, të përbërë nga të gjitha njësitë e zbarkuara në Kosovë.

Ushtrimi i kësaj jave ishte pjesë e angazhimit të vazhdueshëm të KFOR-it për të trajnuar forcat e tij të kombinuara dhe, në bashkëpunim të ngushtë me partnerët e tij të sigurisë, t’i dalë ballë çdo situate që mund të paraqitet. Komanda Rajonale – Lindje, e udhëhequr nga SHBA-ja, dizajnoi ushtrim real për të trajnuar të gjithë aktorët që të punojnë së bashku dhe në mënyrë të bashkërenditur të jenë në gjendje të qetësojnë një situatë të tensionuar dhe të kthejnë rendin, thuhet në komunikatën e KFOR-it.

Komandanti i KFOR-it, generalmajor Michele Risi. nënvijëzoi rëndësinë e trajnimit për të mbështetur misionin e udhëhequr nga NATO-ja.

“Duke u trajnuar, ne sigurojmë gatishmërinë tonë dhe kjo gatishmëri na mundëson që të fitojmë besimin e nevojshëm. Misioni ynë i sigurisë kërkon që KFOR-i të jetë një forcë parandaluese e besueshme”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme