KFOR-i me patrulla gjatë vijës kufitare në Prishtinë e Istog

Prishtinë | 20 Gus 2024 | 11:56 | Nga Ekonomia Online

Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR-i, ka bërë të ditur se ushtarët italianë, të caktuar në Komandën Rajonale në Perëndim, kanë kryer patrullime të rregullta përgjatë vijës kufitare në komunën e Istogut.

Siç njoftoi KFOR-i, patrullime përgjatë vijës kufitare pati edhe në komunën e Prishtinës, e që këto patrullime u kryen nga personeli gjerman nga Komanda Rajonale në Lindje.

“Këto patrulla janë pjesë e aktiviteteve të përditshme të KFOR-it për të siguruar një mjedis të sigurt dhe lirinë e lëvizjes për të mirën e të gjitha komuniteteve që jetojnë në Kosovë”, tha KFOR-i.

Tutje, KFOR-i tha se këto aktivitete ndihmojnë në promovimin e sigurisë së qëndrueshme për të gjitha komunitetet dhe për konsoliduar stabilitetin rajonal.

Të ngjashme