KFOR-i italian dhuron ndihma për komunitetin e Janjevës

Janjevë | 09 Kor 2016 | 19:00 | Nga

Njësia Shumëkombëshe e Specializuar e KFOR-it “Karabinieri” ka shpërndarë një donacion për komunitetin e Janjevës, në komunën e Lipjanit.

Dorëzimi i materialeve u bë në prani të ambasadores së Kroacisë në Kosovë, Marija Kapitanoviq; komandantit të KFOR-it, Guglielmo Luigi Miglietta dhe komandantit të MSU-së, Paolo Coletta.

Kontingjenti “Karabinieri” dhuroi ushqim, veshmbathje si dhe lodra dhe mjete për vizatim dhe pikturim për komunitetin e vogël të Janjevës që përbëhet kryesisht nga kroatët.

Përfaqësuesit lokal falënderuan Karabinierët për këtë donacion dhe nënvizuan të mirat që donacioni sjell për fëmijët.

“Ky donacion i rëndësishëm i jep buzëqeshje këtyre fëmijëve dhe familjeve të tyre”, tha ambasadorja e Kroacisë, dhe shtoi se “KFOR-i konfirmon rolin e tij të paanshëm në rajon për të gjitha kombësitë”.

Ky aktivitet është pjesë e iniciativave që realizohen nga KFOR-i në dobi të popullsisë vendore, pavarësisht nga përkatësia fetare, kulturore ose etnike.

KFOR-i vepron në mënyrë të paanshme si reagues i tretë i sigurisë në ruajtjen e mjedisit të qetë dhe të sigurt si dhe lirisë së lëvizjes për tërë popullin e Kosovës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme