Fondacioni Kosovar për Shoqëri të Hapur (KFOS) është ofruar me rolin e katalizatorit për t’i ndihmuar subjektet politike që të ndërtojnë një konsensus rreth çështjes së fazës përfundimtare të dialogut që Kosova e zhvillon me Serbinë.
Fondacioni ka përzgjedhur shkrimtarin dhe publicistin Veton Surroi për t’i dhënë shtytje kësaj mësymjeje, shkruan sot “Koha Ditore”.
Në kuadër të kësaj nisme, Surroi bashkë me drejtorin ekzekutiv të KFOS-it, Luan Shllaku, janë pritur të martën nga kryeparlamentari Kadri Veseli dhe nga kryeministri Ramush Haradinaj. Të dy zyrtarët e lartë shtetërorë përfaqësojnë subjektet kryesore në pushtet, Partinë Demokratike, përkatësisht Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës.
Surroi e Shllaku kanë planifikuar që të mërkurën ta takojnë edhe Fatmir Limajn e Nismës
Socialdemokrate, të cilin Qeveria e ka caktuar për kryesues të delegacionit të Kosovës në negociatat me Serbinë.