KFOS: Migrimi dhe papunësia, preokupimet e serbëve në Kosovë

Prishtinë | 04 Tet 2019 | 11:33 | Nga Hasan Hoti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të Hapur (KFOS), ka paraqitur përmbledhjen e politikave të titulluar “Interesat thelbësore të komunitetit serb në Kosovë”, raporton Ekonomia Online.

Miodrag Miliqeviq, drejtor ekzekutiv në organizatën “NVO Aktiv”, ka thënë se ka migrimi dhe papunësia, janë preokupimet e serbëve në Kosovë.

“Do të vëreni qe në raport nuk janë përmendur disa pika të hollësishme sidomos pjesa e dialogu qe respektivisht do të flasim pas krijimit të qeverise së re. Ajo çfarë dua të them para prezantimit është se të gjitha këto tema dhe rekomandime assesi nuk janë rezultat i gjitha problemeve që pamundësojnë marrëdhëniet mes serbeve dhe shqiptareve në Kosovë, por janë vetëm një pjesë e vogël e problemeve”.

“Si e shohin dialogun ndërmjet shqiptareve dhe serbeve, kjo është temë në vete, por që ende nuk mund të flasim për një listë përfundimtare për preukopimet e serbëve në Kosovë. Ndalja e valës së migrimit me fokus të veçante natyrisht, bëhet duke siguruar kushtet adekuate jo veten për komunitetin serb por për të gjitha tjerat”, ka thënë Miliqeviq.

Ai ka përmendur shkurtimisht edhe disa nga problemet që sipas tij, i preokupon serbët në Kosovë.

“Përfaqësimi me efikas i komunitetit serbe ne nivel institucional, ligji që i mbron të drejtat e komunitetit pakice përfshi edhe ligjin e gjuhës. Liria e shprehjes është problem në përgjithësi. Dhe dedikimi i hisedarëve ndërkombëtare me zgjidhjen e problemit qe ndikon në komunitetin serb me asociacion e komunave serbe. Problem tjetër është se demografia e serbeve ne Kosovë është e keqe, kisha thënë që është i rrezikuar. Banka Botërore ka hulumtuar disa raporte ku papunësia e të rinjve është 57 për qind. Është alarmante numri i të papunëve serb në Kosovë”, ka thënë ai.

“Në disa komuna si në Graçanicë, Shtërpc, Gjilan kemi bërë disa hulumtime për të parë së si është mendimi i tyre ku 35 për qind prej tyre kanë thënë së planifikojnë të largohen nga Kosova dha diku 66 për qind, mendojnë që pushteti lokal dhe qendror janë, fajtorët për situatën ekzistuese”, ka thënë ai.

Ai tha se në fushata zgjedhore premtohet e pamundura, por ajo çfarë mbetët si detyrë e qeverisë së ardhshme të marr parasysh këtë rekomandim për parandalim e migrimit të të rinjve nga Kosova.

E gazetari serb, Darko Dimitrieviq, tha se në 2014 në veri kishte dukuri të dhunës më shumë se vitet e tjera.

“Në veri të Kosovës sipas këtij raporti, thuhet së 74 për qind të rasteve ndodhën me qëllim frikësimi të serbëve, siç janë rastet me zjarrvënie, gjuajtje me armë  e shumë dukuri tjera negative. 50 për qind të serbëve kanë përmendur si kërcënim kryesor jo stabilitetin politik në vend. Pika e dytë e këtij raporti- përfaqësimi më efikas i komunitetit serb në nivel institucional”. 

“Sa i përket integrimit në vitin 2013 është përmirësuar gjendja, por jo edhe sa i përket integrimit esencial. Serbia dhe ndërkombëtarët  shtyn serbët të integrohen, ndërsa shqiptarët nuk na duan dhe me këtë rast jemi në një situatë më të palakmuar. Vetëm 32 për qind e serbëve kanë thënë mbështetin pjesëmarrjen e serbëve në nivel institucional ndërsa pjesa tjetër frikësohen të flasin”, ka thënë ai.

EkonomiaOnline

🔴DREJTPËRDREJT – Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të Hapur (KFOS) organizon konferencë për shtyp për të paraqitur përmbledhjen e politikave të titulluar “Interesat thelbësore të komunitetit serb në Kosovë”

Gepostet von EkonomiaOnline am Freitag, 4. Oktober 2019

Të ngjashme