KHAIA hap hetimet për aksidentin hekurudhor në fshatin Dush të Klinës

Prishtinë | 04 Sht 2018 | 16:12 | Nga

Komisioni për Hetimin e Aksidenteve dhe Incidenteve Aeronautike dhe Hekurudhore (KHAIA) pranë Zyrës së Kryeministrit ka marrë vendim t’i hapë hetimet për aksidentin hekurudhor që ka ndodhur në vijën hekurudhore Prishtinë-Pejë, fshati Dush i Komunës së Klinës.

Në këtë aksident është përfshirë treni i udhëtarëve Nr. 761 me lokomotivë 2620-016 dhe një automjet i tipit Mercedes 19, dhe si pasojë kanë humbur jetën tre persona, njëri prej tyre fëmijë i moshës 7-vjeçare.

“Komisioni për Hetimin e Aksidenteve dhe Incidenteve Aeronautike dhe Hekurudhore (KHAIA) do të bëjë hetim të pavarur dhe do të dalë me një raport përfundimtar të cilin sipas ligjit do t’ia përcjell Qeverisë dhe Kuvendit të Republikës së Kosovës”, thuhet në komunikatën për medie.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme