Khedira: Nuk kam arsye pse ta lë Juven

Prishtinë | 29 Maj 2020 | 15:43 | Nga Ekonomia Online

Mesfushori gjerman, Sami Khedira, ka thënë se nuk ka arsye pse të largohet nga Juventusi.

Khedira është i vendosur që të qëndrojë te Zonja Vjetër pavarësisht një sezoni të përshkuar nga lëndimet.

“Ndihem shumë mirë në Itali dhe në ekip. E kam gjetur një ekip shumë të fortë dhe ende jam i uritur për të fituar shumë tituj”, iu ka thënë Khedira fansave të tij në llogarinë personale në Instagram.

“Tani kam më shumë besim në trupin tim, andaj nuk shoh arsye për ta ndryshuar ekipin. Jam shumë i lumtur në Juventus dhe në Inter”.


Fjalë Kryesore:

Të ngjashme