Një fëmijë rreth moshës 11-vjeçare është kidnapuar sonte në Shtime.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, Agim Gashi, ka thënë për mediet se 11-vjeçari me inicialet E.T. është kidnapuar rreth orës 20:00.
“Kemi marrë informacion se rreth orës 20:00 një fëmijë i moshës 11-vjeçare është kidnapuar. Policia është në fazën e verifikimit dhe hetimit të ngjarjes”, ka thënë ai.
Disa medie kanë raportuar se kidnapuesit po i kërkojnë familjes Tafa 50 mijë euro.