Këshilli i Investitorëve Evropianë (KIE) duke u bazuar në raportin e fundit për liritë ekonomike botërore nga Fondacioni “Heritage” mirëpret faktin që Republika e Kosovës është renditur e dyta në rajon, në vendin 56 në renditjen botërore si dhe në vendin 27 në mesin e 44 vendeve në rajonin e Europës.
Sipas kësaj organizate, këta indikatorë tregojnë se në Kosovë po punohet në drejtimin e duhur dhe sidomos që ka pasur përmirësime në aspektin e reformave fiskale.
Megjithatë, KIE bënë thirrje institucioneve relevante që të vazhdojë punën e përbashkët dhe intensifikimin e dialogut me përfaqësues të sektorit privat në mënyrë që të përmirësojmë edhe aspektet tjera ku ka ngecje siç janë integrimi global ekonomik, stabiliteti politik, lufta ndaj korrupsionit dhe nepotizmit, furnizimi i qëndrueshëm me energji, sundimi i ligjit, si dhe respektimi i kontratave.