KIE: Të mbrohen investimet e huaja në Kosovë

Prishtinë | 19 Jan 2017 | 15:59 | Nga

Këshilli i Investitorëve Evropian (KIE) me qëllim të promovimit dhe mbrojtjes së investimeve të huaja direkte (IHD) shpreh shqetësimin e tyre në raport me zhvillimet e fundit dhe trajtimin e Investitorit Evropian “Ekohigjiena” në Gjilan.

“KIE konsideron se kujdes më i madh duhet të tregohet në raport me investitorët e huaj të cilët kanë shtrirë kapitalin e tyre në vendin tonë dhe shërbejnë si një element i rëndësishëm i zhvillimit ekonomik për të cilin vendi ynë ka shumë nevojë “– është shprehur drejtori ekzekutiv i KIE Shpend Balija.

“Institucionet relevante e sidomos komuna e Gjilanit duhet të ndërmarrin masa menjëherë për të mbrojtur investitorin si dhe imazhin e Kosovës karshi investitorëve aktual si dhe ata potencial konform kontratave të lidhura mes dy palëve, legjislacionit në fuqi por edhe sipas praktikave më të mira të qeverisjes duke mos anuar nga njëra palë apo tjetra por duke krijuar kushte optimale për tejkalimin dhe zgjidhjen e këtij kontesti sa më parë dhe në mënyrën më të drejtë dhe më dinjitoze” tha Balija.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme