KIESA organizon Forum për Investime dhe Tregti në Londër

Prishtinë | 19 Tet 2016 | 10:35 | Nga

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, përkatësisht Agjencia për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA), në bashkëpunim me Ambasadën e Britanisë së Madhe në Kosovë, me 03 nëntor 2016 në Londër të Britanisë së Madhe organizon Forumin BM/SHBA – Kosovë për Investime dhe Tregti.

Pjesëmarrës nga Kosova do të jenë përfaqësues të lartë qeveritarë, të udhëhequr nga kryeministri i Republikës së Kosovës Isa Mustafa, të cilët gjatë forumit do t’i prezantojnë mundësitë e shumta për investime që i ofron Kosova për investitorët  britanikë, amerikanë dhe për investitorët e shteteve të tjera.

Forumi do të përqendrohet në sektorët ekonomikë të infrastrukturës, energjisë, shërbimeve financiare dhe teknologjisë informative.

Njëkohësisht në kuadër të Forumit do të organizohen takime G2B në mes të përfaqësuesve të Qeverisë së Kosovës dhe kompanive të interesuara si dhe takime B2B në mes të kompanive kosovare dhe atyre britanike dhe amerikane.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme