Ambasadorja e Turqisë në Kosovë, Kivilcim Kiliçi ka thënë se Turqia është mike e Kosovës dhe do ta përkrahë atë në procesin e integrimit në Bashkimin Evropian.
Në një intervistë për “Epokën e re”, Kiliçi ka vlerësuar lart marrëdhëniet e mira në mes të Kosovës dhe Turqisë, si dhe është zotuar se do të ketë avancim të bashkëpunimit në mes të dy vendeve dhe popujve.
Ndërkohë, duke folur për grusht shtetin e 15 korrikut në Turqi, ajo ka thënë se Turqia, miqtë e saj dhe i gjithë rajoni, e kanë tejkaluar një rrezik shumë të madh.
Sipas Kiliçit, Turqia është përballur me një tradhti dhe tentativë nga ana e grupit siç tha ajo terrorist të Fetullah Gulenit, që ka pasur për qëllim rrëzimin e institucioneve demokratike dhe marrjen e shtetit në dorë.