Kim Jong Un: Testimi i raketës është mesazh i qartë për SHBA-në

Prishtinë | 19 Dhj 2023 | 13:49 | Nga Ekonomia Online

Testimi i një rakete balistike interkontinentale nga Koreja e Veriut, duhet të shërbejë si paralajmërim për Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre, ka thënë lideri verikorean, Kim Jong Un, sipas mediave shtetërore verikoreane të martën.

Lansimi i raketës Hwasong-18, të hënën, ka dërguar “mesazh të qartë për forcat armiqësore”, ka thënë Kim, i cili e ka mbikëqyrur lansimin e raketës, e cila në teori ka kapacitet për të goditur çdo hapësirë në Shtetet e Bashkuara.

Raketa e lëshuar të hënën funksionon me lëndë djegëse të ngurta, dhe varësisht prej dizajnit, mund të pajisjet edhe me kokë bërthamore.
“Testimi i suksesshëm është demonstrim praktik i gjendjes aktuale dhe besueshmërisë në aftësitë e frikshme goditëse, dhe shërben si parandalues i luftës bërthamore të forcave të armatosura”, ka thënë Kim, sipas agjencisë shtetërore.

Të ngjashme