Kim Kardashian ka dërguar 30 futbolliste të reja afgane dhe familjet e tyre në Britani, me ndihmën e Leeds United.
Ekipi dhe familjet e tyre kanë mburritur në Angli të enjten pasi u dërguan në aeroportin Stansted, Londër, nga Pakistani nga Kim Kardashian pasi asaj iu kërkua nga Rabbi Moshe Margaretten të ndihmonte në financimin e fluturimit.
Margaretten me bazë në Bruklin, themelues i Tzedek Association, një grup jofitimprurës amerikan që i përgjigjet varfërisë globale, ka punuar më parë me Kardashian për reformën e drejtësisë penale në SHBA.
“Ndoshta një orë më vonë, pas telefonatës në Zoom, mora një mesazh me tekst që Kim dëshiron të financojë të gjithë fluturimin”, tha Margaretten.
Futbollistet kanë marrë gjithashtu një ofertë mbështetjeje nga klubi anglez i Premierligës, Leeds United.
Gratë afgane, të cilat ishin rreth 130 duke përfshirë familjet e tyre, do të kalojnë 10 ditë në karantinë të koronavirusit përpara se të fillojnë jetë të re në Britani.