Të gjithë fansat e yllit Kim Kardashian me padurim po presin sot lansimin e maskarës së parë nga ajo.
Pra, ‘Black Friday’ sot nuk ka të bëjë vetëm me zbritje të çmimeve, por edhe futjen në trend të maskarës së re të Kim Kardashian West.
Kim Kardashian West sot lanson koleksionin e saj të bukurisë ‘KKW Beauty’, ku pjesë e këtij koleksioni do të jetë edhe maskara e saj e parë.
Ndonëse për këtë maskarë ende nuk dihet pothuajse asgjë, brendi pohon se është e kualitetit të lartë, zgjatë shumë dhe menjëherë jua definon vetullat.
Maskara pritet ta ketë një çmim prej 18 dollarëve.