Kim Kardashian-West dhe motrat e saj Khloe dhe Kourtney goditën në tapetin e kuq me paraqitjen e tyre në People’s Choice Awards në Los Angeles.
39 vjeçarja Kim, u pa e veshur me një fustan mahnitës të shkrirë në lëkurë gjarpri nga marka Versace.
Kourtney mbante të veshur një kostum të ndritshëm të kombinuara me vetëm një palë sytjena ngjyrë të zezë – ndërsa Khloe kishte veshur një fustan transparent të kombinuar me një çantë që e bënte të dukej krejtësisht elegante.
Treshes së Kardashianëve iu bashkua më vonë edhe nëna e tyre, Kris Jenner të cilat ishin në këtë ngjarje duke promovuar bashkëpunimin e tyre të ri.