Për figurat e njohura të showbizit botëror, kjo ka qenë një nga javët më intensive shkak i “Javës së Modës” në Milano.
Përmendim këtu emra të njohur si: Chiara Ferragni, Kim Kardashian, Noami Campabell, Emily Rajtakovsi etj, u bënë pjesë e këtij eventi.
Ylli i “The Keeping up with the Kardashian” ka shkëlqyer thuajse në çdo dalje të saj publike, por gjatë kësaj jave ajo u shfaq më seksi se kurrë e veshur me “Prada”.
Kim kishte zgjedhur dy “jumpsuit” lëkure në ngyrë të verdhë dhe të zezë si dhe një kanotjere ekstravagante.
Ajo u fotografua nga paparacët teksa dilte nga hoteli ku ajo qëndroi gjatë këtyre ditëve.
Ende nuk dihet nëse Pete, partneri i saj, e ka shoqëruar gjatë këtij evenimenti, pasi ata nuk u panë bashkë.
Ju rikujtojmë se pas shumë polemikave në rrjet, marrëdhënia e tyre nisi gjatë muaj Tetor të viti që lamë pas dhe ish-bashkëshorti i saj, Kanye West ka dalë në deklarata të ashpra kundër Pete Davidson.