Kim Kardashian është parë duke shijuar një pushim familjar në Karaibe këtë javë, mes raporteve se ajo po përgatitej për një betejë ligjore për divorc me bashkëshortin Kanye West.
Ylli i “Keeping Up with the Kardashians” duket se po shijonte ca kohë për veten mes ‘divorcit të tyre të afërt’, meqë zgjodhi një udhëtim në ishujt Turk dhe Caicos.
Ajo u fotografua në plazh të enjten me një palë bikini prej lëkure gjarpri, teksa ishte në një shëtitje me motrat dhe vajzat e tyre, duke marrë një varkë në ujin e mrekullueshëm blu.
40 vjeçarja dukej në formë të mahnitshme, siç tashmë shquhet për format e bujshme trupore.
Motra Kourtney Kardashian, 41 vjeçe, po ashtu ishte parë pranë Kim në një palë bikini ngjyrë portokalli.
Ajo kompletoi dukjen me një palë syze dielli e një kapelë të posaçme për plazh.
Të njëjtat gjithashtu u shoqëruan për shëtitje nga Anastasia ‘Stassie’ Karanikolaou, 23 vjeçe dhe ish-ndihmësja e Kylie, Victoria Villarroel, 28 vjeçe.
Nuk ishin të pranishme për shëtitje motrat Khloe Kardashian, 36 vjeçe dhe Kylie Jenner, 23 vjeçe, të cilat gjithashtu udhëtuan bashkë me to.
Nënat kishin me vete në udhëtim fëmijët, vajzën e Kim Chicago, tre vjeçe si dhe vajzën e Kylie, Storm, e cila festoi ditëlindjen e tretë të hënën, 1 shkurt.