Kim Kardashian zbulon se Kanye West e ndihmoi të krijojë markën e re të kujdesit të lëkurës

Prishtinë | 22 Qer 2022 | 11:56 | Nga Ekonomia Online

Kim Kardashian vazhdon e komentohet në media botërore.

Ajo së fundi ka zbuluar se është ndihmuar nga Kanye West.

“Ai solli ekipin e tij dhe më prezantoi me [drejtorin kreativ] Willo [Perron] dhe ne dolëm me emrin e ri,” tha Kardashian.

Kim Kardashian e ka vlerësuar Kanye West, për ndihmën në krijimin e markës së saj të re të kujdesit të lëkurës Skkn, shkruan  ‘The Indepedent’.

Në një seri tregimesh në ‘Instagram’ të martën (21 qershor), ylli 41-vjeçar i realitetit televiziv ndau një pamje të brendshme të paketimit të markave të saj të reja.

Teksa shfaqte klipe me tabela të ndryshme humori për produktet e saj, pronarja e Skims pranoi se nuk mund ta kishte bërë pa ish-in e saj./Lajmi.net/

Të ngjashme