Meghan Marke, e fejuara e Princ Harry-it është personi më i klikuar në google muajt e fundit. Të gjithë duam të dimë sa më shumë gjëra për të: të shkuarën e saj, a po përshtatet me familjen mbretërore, cili është raporti me kunatën, dukeshën Kate, po mbretëresha Elisabeth si sillet me të, këto dhe shumë të tjera.
Nuk kanë kaluar shumë kohë nga zyrtarizimi i lidhjes me princ Harry-in dhe këto pyetje është paksa e vështirë që të marrin një përgjigje, megjithatë pothuajse çdo ditë e kemi një lajm për të. Statusi i saj shoqëror ka ndryshuar dhe sigurisht edhe marrëdhëniet me njerëzit gjithashtu.
Nëse më parë shumë njerëz, as nuk do donin të dinin për të, tashmë të gjithë po përpiqen që të krijojnë një raport të mirë me dukeshën e ardhshme. Një prej tyre është dhe Kim Kardashian. Pasi u refuzua hapur nga dukesha Kate Middleton, e cila ia ktheu mbprasht koleksionin e rrobave që mbanin emrin e saj, 37-vjeçarja po përpiqet të fitojë zemrën e Meghan. Mësohet se ylli i “Keeping Up With Kardashian” i ka dhuruar Meghan një palë vathë diamanti të dizenjuara posaçërisht për të.
Nuk e dimë nëse Meghan e ka pranuar këtë dhuratë, apo ka vepruar njësoj si Kate, por ajo për të cilën jemi të sigurt është se Meghan do të përballet me shumë njerëz të tillë që do të bëjnë çmos që të kenë vëmendjen e saj.