Kimete Gashi thotë se u shkarkua nga OShP pa fakte – PDK e akuzon Qeverinë se po e mbron krimin e korrupsionin

Prishtinë | 17 Maj 2023 | 16:16 | Nga Gzim Mujaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere ka shqyrtuar Vendimin e Qeverisë së Kosovës për shkarkimin e  Kimete Gashi, anëtare e Organit Shqyrtues të Prokurimit (OShP), raporton Ekonomia Online.

Zëvendëskryeministrja Emilje Rexhepi, tha se shkarkimi i Kimete Gashit ka ndodhur për shkak se OShP-ja me vendimin e saj ka lejuar që të futet insulina që nuk ka autorizim për marketing.

Sipas saj, me këtë vendim janë rrezikuar mijëra qytetarë, duke shtuar se tre nga pesë anëtarët e kanë votuar këtë vendim.

“OShP me vendimin e saj ka lejuar që të futet insulina që nuk ka autorizim për marketing. Organi Shqyrtues gjatë vendimit të tyre nuk e kanë pasur parasysh ligjin, por vetëm aktin ligjor që nuk ka të bëjë me ligjin. Çdo vendim duhet të jetë i bazuar në ligj”.

“Tre anëtar nga pesë kanë vendosur për një ligj të tillë i cili është i jashtëligjshëm. Ata me vendim kundërligjor ka sjell në rrezik mijëra qytetarë. Zonja Kimete Gashi e ka udhëhequr Organin Shqyrtues që ka marr një vendim të tillë, nuk do të thotë që edhe anëtarët e tjerë që janë aty nuk kanë bërë gabim”, tha ajo.

Kimete Gashi tashmë e shkarkuar nga Qeveria, tha se për këtë vendim nuk kanë votuar vetëm tre anëtarë por pesë, ajo tha se këtë e dëshmon edhe më procesverbal.

Ajo tha se OShP-ja ka përgjegjësi administrative dhe jo për vendimin.

“Sipas kërkesë suaj dhe detyrë që më është dhënë që është kërkuar informata shtesë me titull furnizimi me insulina, unë se bashku me kolegët e mi kemi dorëzuar informata shtesë pranë Kuvendit në këto informata kemi dhënë edhe materialin për vendimin. Këtë vendim nuk e kanë marr 3 por 5 anëtar për këtë e kam edhe procesverbalin. Lëndën e dytë kur ka ardhur ankesa tekë ne është e vërtet që kanë qenë 3”.

“Anëtarët të cilët kanë marr pjesë në vendimin e parë, anëtarët e kësaj lënde kanë qenë unë që mbaj përgjegjësi administrative, anëtarët e tjerë kanë qenë , të gjithë këta kanë vendosu unanimisht që kjo të kthehet në rivlerësim. Procesverbalin e vendimit të dytë që ne e kumri kthyer përsëri në rivlerësim, organi nuk ka shpall fitues, Organi Shqyrtues shqyrton vetëm pjesën administrative. Kërkesat i behën autoriteti kontraktues. Organi Shqyrtues nuk lejon as me udhëzim administrativ, por e zbaton ligjin e prokurormit, zbaton procedurën administrative deri në vendim. Për këto vendim që nuk kemi dal jashtë ligjit të prokurorimit jemi dërguar edhe në gjykatë, gjykata na ka mbështet në këtë. Pse na ka mbështet gjykata pse janë 6 vendime”, tha ajo.

Zv.kryeministrja tha se me rivlerësim është konstatuar OShP-ja ka bërë shkelje penale.

“Nuk mund të pranoj përgjigjen tuja, çfarë rishqyrtimi dëshironi, a është kjo përgjegjësi e juaja ligjore dhe penale. Ne kemi informata që tre kanë votuar, si keni të drejt që përsëri të vendos në rivlerësim, kjo është shkelje penale sepse nuk e keni respektuar ligjin për prokururim publik”, tha ajo.

Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku, tha se Qeveria po e mbron krimin edhe korrupsionin.

“Unë e kam parë me një sy tjetër këtë çështje. Pse një lëndë sikur kjo e insulinave po ju po shihet qartë se ka favorizimi, Qeveri është duke e mbrojtura krimin dhe korrupsionin, është duke i ruajtur lojtarët e vetë në MSh. Nuk keni të drejt ta shkarkoni as një anëtar të bordit vetëm kur ka fakte, në këtë rast nuk keni dëshmuar as një fakt. Po shohim qartë se ju keni prezantuar se Kiemte Gashi ka shkelur ligjin në mënyrë personale. Po flitet për shëndetin publik, vetëm MSh, konkretisht ministri Vitia nuk është për shëndetin Publik, Albin Kurti nuk është për shëndetin publik. Ju po e mbroni krimin edhe korrupsionin, sepse ju po shikoni se është marr një kompani që ka lidhje me Kroacinë me Martin Berishaj. Po mundoheni që financuesit e VV t’i mbroni duke e shkelur edhe ligjin për prokurorim publik”.

Zv.kryeministrja Rexhepi tha se nëse heshtin në këto shkelje pasojat do t’i bartë shoqëria.

“Unë madje nuk i njohë ata emra që i përmendet. Unë e kam të drejtën që të flas për keqpërdorimet në të gjitha bordet. Konsideroj që nëse ligji është shkelur atëherë dikush duhet që të mbaj përgjegjësi. Ne që jemi mësuar që 20 vite po e sjellin ne rrjetin e njëjtë. Unë nuk dua të futem në tenderë se kush qëndron pas kujt. Ne kemi vendosur që Gashi e ka shkelur këtë kodë, asgjë nuk kam personale me këtë grua, por nëse heshtim tekë këto do ti kushtoj shoqërisë njëjtë siç i ka kushtuar këto vite”.

“Kur janë në pyetje produktet medicionale është çështje e ndjeshme. Vendimi që është marrë nga organi mbikëqyrës që të kthehet në rishqyrtim, ne start është shkelur ligji përsëri të kthehet në shqyrtim. Nuk eksiton vendimi i gjykatës së apelit për vendimin zyrtar, gjithë procesi pezullohet derisa ta marrim vendimin e Gjykatës Supreme. Ekziston vendimi i Gjykata së Apelit që të ngrihet statusi i këtij vendimi”, tha Rexhepi.

“Unë mendoj se të tret në paket duhet të shkarkohet, por ky është vendim i Qeverisë”, tha ajo.

Deputeti i PDK-së Ferat Shala, e lëshoj sallën ku po mbahej Komisioni, pasi sipas tij, ky është një vendim korruptiv dhe se zv.kryeministrja Rexhepi nuk është e duhura për të diskutuar për këtë çështje.

“Nuk ke as një të drejt që të marrësh në pyetje këtë. Vetë fakti që qeveri të ka pru këtu është e pa ligjshme. Është dashtë që të vije ministri i financave ose ai. E di që i ke marr një detyrë pa vullnetin tënd, lëntë vije ministri. Je viktimë bash sikur kolegia. Nuk mundet me vazhduar nuk jemi spektator këtu. S’kam çka me të dëgjuar këtu. Një vendim korruptiv, një vendim diskriminues, në të gjitha aspektet ky vendim është për keqardhje. Është vendim korruptiv, më thuaj se çka ki prit ju dhe qeveria prej koleges këtu. Pse e nxorët vetëm ketë, ku janë të tjerët. Kthejeni vendimin”, tha ai.

Të ngjashme