Kina u ka bërë thirrje sot të gjitha palëve që të qetësohen dhe të përmbahen, vetëm një ditë pasi Koreja Veriore njoftoi se me sukses e ka testuar një raketë balistike me rreze të mesme veprimi.
Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Kinës, Hua Chunying, i ka bërë këto komente në një konferencë ditore për media në Pekin.
Ajo e ka ripërsëritur se Kina është kundër aktiviteteve raketore të Koresë Veriore, të cilat janë në në kundërshtim me rezolutat e Kombeve të Bashkuara.
Ky ishte testimi më i fundit i raketave balistike i Veriut që është duke e përshpejtuar zhvillimin e programeve raketore dhe armëve bërthamore.
Raketa u shkrep nga një zonë afër rajonit Puckang të Koresë Veriore, dhe fluturojë rreth 500 kilometra drejt lindjes, sipas Shtabit të Përgjithshëm të Koresë Jugore. Ndërkohë, Komanda Amerikane e Paqësorit ka thënë se e ka gjurmuar raketën para se ajo të binte në deti.
Zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë kanë thënë se ky lloj rakete, që për herë të fundit u testuar muajin shkurt, ka një gamë më të shkurtër se raketat e testuara së fundmi nga Veriu.
E sipas një zyrtari të Shtabit të Përgjithshëm të Koresë Jugore, raketa u duk të ishte e ngjashme në gamë dhe apogje me raketën “midrange solid-fuel missile” që Veriu e testoi në shkurt. Sipas tij, raketa e testuar sot arriti një lartësi maksimale prej 560 kilometra.