Kina e fut futbollin në kopshtet e fëmijëve

Prishtinë | 03 Pri 2019 | 10:43 | Nga Ekonomia Online

Presidenti Xi Jingping ka premtuar se Kinën do ta shndërrojë në fuqi të futbollit, dhe për këtë është i gatshëm të bëjë të pamundurën, përfshirë këtu edhe dërgimin obligues të fëmijëve në kopshte “të përqendruara në futboll”.

Kina, që ka një popullatë prej 1.4 miliardë banorësh, por që vazhdimisht ka dështuar në futboll, këtë vit do të fillojë me programin e kopshteve të futbollit. Bazuar në njoftimin e Ministrisë së Arsimit të Kinës, çdo rajon do t’i ketë 50 deri në 200 kopshte fëmijësh me prioritet futbollin, shkruan sot Koha Ditore.

“Ky pilot-projekt synon që t’i tërheqë fëmijët nga futbolli nëpërmjet lojërave të ndryshme. Kopshtet do të krijojnë një atmosferë të favorshme, në mënyrë që interesimi për futbollin të rritet tek fëmijët”, thuhet në njoftim. “Kopshtet do të mbajnë aktivitete të ndryshme për fëmijë, gjatë të cilave ata do të inkurajohen të vrapojnë, kërcejnë dhe godasin topin”.

Li Jianli, drejtor i një kopshti në kryeqytetin e Kinës, ka thënë se ky është një planprogram i mirëpritur prej të gjithëve. Sipas tij, vetëm në këtë mënyrë fëmijët do të dashurohen me futbollin.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme