Ministri i Jashtëm i Kinës, Wang Yi, i ka kërkuar homologut të tij iranian, Abbas Araghchi, të bëjë përpjekje për të rivendosur lundrimin normal në Ngushticën e Hormuzit.
Wang tha se ndërsa sovraniteti dhe siguria e Iranit në Ngushticën e Hormuzit duhet të respektohen dhe të mbrohen, liria dhe siguria e lundrimit përmes rrugës ujore duhet të garantohet gjithashtu, shkruan BBC.
Ai tha se ekziston një interes unanim për hapjen e ngushticës.
Kina mbështet ruajtjen e armëpushimit dhe rifillimin e negociatave, shtoi Wang.