Kina kërcënon sot Indinë pasi i vrau 20 ushtarë të tyre të hënën

Prishtinë | 17 Qer 2020 | 18:17 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Jashtëm i Kinës, Wang Yi, të mërkurën që India të dënoj ata që ishin pas luftimeve në kufi mes trupave të të dy shteteve këtë javë, dhe i tërhoqi vërejtjen qeverisë indiane në New Delhi që të mos nënçmoj vendosmërinë e Pekinit në mbrojtje të atij që Partia Komuniste e Kinës e konsideron territor të tyre sovran.


Komentet e Wang Yi erdhën në një telefonatë me homologun e tij indian, Subrahmanyam Jaishankar, dy ditë pasi ushtarë nga të dy palët u përfshinë në luftime përreth kufirit të kontestuar në bjeshkët e Himalaje.

Dje u raportua për 20 ushtarë të vdekur indianë,  derisa nuk është e qartë për pasojat tek njësitet kineze. Wang tha se Kina ka kërkuar nga India të kryej një hetim të hollësishëm dhe të “dënoj rreptë” përgjegjësit.

“Pala indiane bën mirë të kujdeset të mos vlerësoj gabimisht situatën, do të bĽnte mirë të mos nënçmoj vendosmërinë e palëkundur të Kinës për të mbrojtur territorin e vet sovran” tha Wang në një deklaratë të lëshuar nga ministria e jashtme kineze.

Ai përsëriti pretendimin e Kinës se përgjegjësia bie tërësisht mbi Indinë për konfliktin, duke thënë se forcat e tyre kanë kaluar linjën e pajtuar të kontrollit që ndanë mijëra trupa të dislokuara në rajon.

Kryeministri i Indisë, Narendra Modi, tha se vendi duhet të jetë krenarë se ushtarët vdiqën duke luftuar.

“Sakrifica e tyre nuk do të shkoj dëm” tha ai. ”Për ne, unitetit dhe sovraniteti i shtetit është gjëja më e rëndësishme. India dëshiron paqe, por kur provokohet, është e aftë të përgjigjet si duhet, sido që të jetë situata”.

Përballja u përshkallëzua në fillim të majit, kur zyrtarë indianë njoftuan se ushtarë kinezë kishin kaluar kufijtë në tre pika të ndryshme, duke ngritur kampe dhe vende të roje duke injoruar paralajmërimet verbale për t’u tërhequr. Kjo nxiti zënka me britma, hedhje gurësh dhe rrahje mes ushtarëve, shumë prej tyre të shfaqur në kanale televizive të lajmeve dhe media sociale.

Ushtria indiane fillimisht njoftoi të hënën se tre ushtarë kishin vdekur në përballje. 17 të tjerët vdiqën pasi “lënduar rëndë në krye të detyrës dhe ekspozimit në temperatura nën zero dhe terren të lartësive të mëdha,” thuhej në deklaratën e të martës që nuk tregonte natyrën e plagëve të ushtarëve.

Trupat kishin luftuar njërit tjetrin me gurë e grushte, sipas zyrtarëve të sigurisë indiane në kushte anonimiteti pasi nuk ishin autorizuar për të dhënë informacion shkruan agjencia The Associated Press.

Organizata e Kombeve të Bashkuara i kishte kërkuar të dy palëve të “tregojnë përmbajtje maksimale”

Të ngjashme