Kina ka shpenzuar dekada duke investuar në sektorin e saj të teknologjisë.
Dhe meqenëse vendi po përballet me një krizë masive të shëndetit publik, Pekini është mobilizuar me kompanitë e saj të teknologjisë të bashkohen në luftën kundër coronavirusit.
Sipas mediave të huaja, vendi po zbaton përdorimin e pajisjeve teknike, duke përdorur edhe automjetet për të sjellë furnizime për punonjësit mjekësorë, në mesin e tyre edhe dronë me kamera termike për të monitoruar virusin.
Ndërkaq raportohet se fuqia e tyre informatike po ndihmon edhe në zhvillimin e një vaksine kundër virusit.
Gjithsesi, nuk është e konfirmuar se sa mund të ndihmojë teknologjia në kontrollimin e virusit, i cili deri më tani ka infektuar të paktën 79 mijë persona në të gjithë botën, dhe ka vrarë më shumë se 2,600 kryesisht në territorin e Kinës.
Nga zyrtarët në Pekin janë deklaruar se luftimi i virusit është një përparësi kombëtare që kërkon veprim kolektiv.
Mbi të gjitha Pekini ka shpenzuar miliarda dollarë për subvencione, dhe kredi për të nxitur përparime në inteligjencën artificiale në Kinë.
“Lufta kundër epidemisë nuk mund të arrihet pa mbështetjen e shkencës dhe teknologjisë”, ka thënë Presidenti kinez Xi Jinping në fillim të këtij muaji, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve Xinhua.
Ai shtoi se Kina duhet të zhvillojë hulumtime klinike për vaksinat dhe ilaçet antivirale, si dhe të zgjerojë opsionet e blerjeve në internet për dhjetëra miliona njerëz që janë duke qëndruar brenda për të parandaluar përhapjen e sëmundjes.
Ndër tjerash u raportua se Ministria e Shkencës dhe Teknologjisë në Kinë, të enjten i bëri thirrje sektorit të teknologjisë për ndihmë, duke sugjeruar vendosjen e robotëve, makinave për kontrollimin e temperaturave, në mënyrë që të reduktohet kontakti mes njerëzve. /Telegrafi/