Kina mund të ketë kryer teste bërthamore, pretendon raporti i ShBA-së

Prishtinë | 16 Pri 2020 | 13:24 | Nga Ekonomia Online

Kina mund të ketë kryer fshehurazi shpërthime të provës bërthamore nëntokësore, pavarësisht se pretendon të respektojë një traktat ndërkombëtar që ndalon shpërthime të tilla, sipas një raporti të ri të qeverisë amerikane.

Dokumenti i Departamentit të Shtetit të SHBA-së nuk ofron asnjë provë, por citon shqetësime në lidhje me aktivitetet e provës bërthamore Lop Nur të Kinës përgjatë vitit 2019, përfshirë “përdorimin e dhomave të mbajtjes me eksploziv”, shkruan The Indepedent.

“Përgatitja e mundshme e Kinës gjatë gjithë vitit, përdorimi i dhomave të mbajtjes me eksplozive, aktivitete të gjera gërmimesh në Lop Nur dhe mungesa e transparencës në aktivitetet e saj të testimit bërthamor… ngre shqetësime të mëdha”, thuhet në dokument, raportuar së pari nga Wall Street Journal.

Raporti i SHBA-së thoshte se mungesa e transparencës e pretenduar e Pekinit, përfshin bllokimin e transmetimit të të dhënave nga sensorë të lidhur me një qendër monitorimi të operuar nga Organizata Gjithëpërfshirëse e Traktatit të Testit (CTBTO).

Akuzat po shihen edhe si një prishje e marrëdhënies mes SHBA-Kinë dhe përplasje të mëtutjeshme në mes të përpjekjeve të administratës Trump për të vendosur fajin për pandeminë e coronavirusit në Pekin. 

Të ngjashme