SHBA-ja duhet të mos humbasë kohë në luftën kundër koronavirusit dhe të punojë me Kinën për të luftuar atë, e jo të përhapë gënjeshtra dhe të sulmojë Kinën.
Kështu ka thënë top-diplomati i qeverisë kineze Ëang Yi, të dielën. Marrëdhëniet mes Kinës dhe SHBA-së janë acaruar edhe më tepër që nga shpërthimi i koronavirusit të ri, ku administrata e presidentit Donald Trump dhe ajo e presidentit Xi Jinping kanë bërë sulme të ndërsjella për mënyrën se si është menaxhuar shpërthimi i pandemisë.
SHBA-ja veçanërisht ka akuzuar për mungesë të transparencës, shkruan agjencia Reuters.
Dy superfuqitë po ashtu janë përplasur për Hong Kongun, të drejtat e njeriut, tregti dhe përkrahjen e SHBA-së për Tajvanin. Ëang, duke folur në konferencë për media, ka shprehur simpati të thellë për SHBA-në për pandeminë, ku numri i të vdekurve do të kalojë atë 100 mijë në ditët në vijim.
SHBA-ja kryeson si për numër të të vdekurve nga koronavirusi ashtu edhe për numër të infektuarve. “Për fat të keq, përveç koronavirusit, në SHBA po ashtu po përhapet një virus politik. Virusi politik po përdor çdo mundësi për të sulmuar dhe njollosur Kinën”, ka thënë Ëang, që po ashtu është ministër i jashtëm i Kinës.
“Disa politikanë kanë injoruar faktet bazë dhe kanë sajuar shumë gënjeshtra për Kinën dhe ka pasur tepër komplote. Dua të them këtu: Mos humbni më tepër kohën e çmuar, dhe mos i injoroni jetët. Ajo që Kina dhe SHBA-ja duhet të bëjë më së tepërm është të mësojë nga njëra-tjetra të ndajë përvojën në luftim të pandemisë dhe të ndihmohet çdo shtet në luftimin e kësaj pandemie”.
Ëang ka shtuar se Kina e SHBA-ja po ashtu duhet të fillojnë të koordinojnë makro politikat për ekonomitë e tyre dhe po ashtu për ekonominë botërore. Siças, Ëangut, Kina mbetet e gatshme të punojë me SHBA-në në shpirt të bashkëpunimit dhe respektit bilateral.
Muajin e kaluar, Missouri është bërë shteti i parë i SHBA-ve që ka paditur Qeverinë kineze për mënyrën se si ka menaxhuar koronavirusin e ri, duke thënë se reagimi i Kinës ndaj shpërthimit që e ka origjinën në qytetin Ëuhan ka sjellë humbje të rënda ekonomike në vend. Ëang ka thënë se paditë e tilla nuk kanë ndonjë bazë ligjore.
“Kina e sotme nuk është ajo Kinë e një shekulli më parë, dhe po ashtu edhe bota nuk është ajo e vjetra. Nëse doni të shkelni sovranitetin dhe dinjitetin e Kinës me një proces gjyqësor që nuk bën dallime, dhe të rrëmbesh frytet e punës së madhe të popullatës kineze, atëherë druhem se kjo është vetëm ëndërr dhe do të turpërosh veten”, ka shtuar Ëang.
Ëang po ashtu ka ofruar përkrahjen e tij të fuqishme për Organizatën Botërore të Shëndetësisë dhe kreun e saj Tedros Adhanom Ghebreyesus, që vazhdimisht ka qenë shënjestër e kritikave të SHBA-së. “Përkrahja për OBSH-në është përkrahje e shpëtimit të jetëve. Kjo është një zgjedhje që çdo shtet me ndërgjegje duhet ta marrë”, ka thënë Ëang.
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka kritikuar OBSH-në për afërsinë e ngushtë me Kinën dhe ka paralajmëruar se do të ndal përhershëm fondet dhe do të rishqyrtojë anëtarësinë e vendit të tij në këtë organizatë.