Kina paralajmëron shtetasit e saj që të mos shkojnë në SHBA

Prishtinë | 06 Qer 2019 | 10:52 | Nga Ekonomia Online

Në ditët e fundit qeveria kineze ka lëshuar dy paralajmërime për qytetarët që udhëtojnë në SHBA. Mediat kineze kanë nisur një propagandë anti amerikane në ndërkohë.

Tensionet mes dy vendeve më të fuqishme ekonomike në botë po vzhdojnë.

Administrata e Donald Trump ka rritur taksat deri në 25% ndaj produkteve kineze si dhe ka bërë sanksione ndaj kompanisë kineze Huawei.

Në këmbim edhe Kina ka rritur taksat për disa nga produktet amerikane.

Të martën, ministria e kulturës dhe turizmit në Kinë ka lëshaur një paralajmërim për shtetasit kinezë.

“Mos udhëtoni në SHBA. Atje është një vend i tmershëm ku ka shumë vrasje, grabitje dhe hajni”, thuhet në kumtesën e ministrisë.

Poashtu në rast se shtetasit kinezë gjenden në SHBA u kërkohet që të e rritin kujdesin.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme