Organi Rregullator Automobilistik i Kinës deklaroi se do të përjashtojë automjetet elektrike Tesla nga taksat e blerjes, duke ndihmuar kompaninë amerikane të shmangë çdo kosto të rritur nga tarifat e luftës tregtare.
Deklarata erdhi nga Ministria e Industrisë dhe Teknologjisë së Informacionit, e cila njoftoi përjashtime të gjera tatimore për automjetet elektrike, bazuar në një marrëveshje në të cilën autoritetet kanë rënë dakord me kompaninë.
Modelet Tesla të automjeteve të përjashtuara përfshijnë Modelin 3, Modelin S dhe Modelin X.
Pas deklaratës, ku ujdia u zyrtarizua, aksionet e Tesla u rritën 4.4 për qind në bursë dhe çmimi i tyre arriti në nivele rreth 221.71 dollarë për aksion.
Javën e kaluar Kina tha se do të rifillojë aplikimin e sanksioneve mbi automjetet, duke vendosur një tarifë prej 25 për qind për makinat e importuara nga SHBA si dhe një tarifë prej 5 për qind për pjesët dhe përbërësit e automjeteve.
Kjo tarifë është vendosur të hyjë në fuqi në 15 dhjetor, por u ndërpre në muajin prill.