Kina ka regjistruar 37 raste të reja me COVID-19 me simptome dhe 20 raste të reja pa simptoma, është njoftuar nga Komisioni Nacional i Shëndetësisë, transmeton CNN.
Nuk është raportuar për ndonjë të vdekur.
Numri total i të infektuarve në Kinë ka arritur në 88.328, ndërsa janë regjistruar 4677 të vdekur, sipas të dhënave në Universitetin John Hopkins.
Kina ka rritur numrin e testimeve në javët e fundit, duke realizuar 4.84 milionë teste çdo ditë që nga fundi i korrikut, ka thënë Wang Jiangping, zëvendësministër i Ministrisë së Industrisë dhe Teknologjisë Informative.
Në gjithë vendin, gati 5000 institucione mjekësore dhe 38 mijë teknikë janë në dispozicion për të bërë testime.