Kina pranon se Coronavirusi ka shfaqur dobësitë e sistemit shëndetësor

Prishtinë | 09 Maj 2020 | 18:47 | Nga Ekonomia Online

Pandemia e koronaviruist është “test i madh” që ka shfaqur dobësitë e sistemit publik shëndetësor në Kinë, ka thënë një zyrtar i lartë në media kineze.

Ngjarja e rrallë e pranimit të përgjegjësisë nga drejtori i Komisionit Kombëtar të Shëndetësisë, Li Bin, ka ardhur pas kritikave të vazhdueshme për përgjigjen e Kinës gjatë fillimit të përhapjes së koronavirsuit.

Tani do të përmirësohet parandalimi i sëmundjeve nga shteti, sistemi i shëndetësisë publike dhe grumbullimi i të dhënave, ka thënë ai.

Li u tha gazetarëve se pandemia ishte sfidë e madhe për udhëheqësinë e Kinës dhe se shfaqi “lidhjet e dobëta në mes të adresimit të epidemisë madhore dhe sistemit publik të shëndetësisë”.

Kina është akuzuar për përgjigje shumë të ngadalshme ndaj shenjave të hershme të virusit në Wuhan, prej ku filloi përhapja, dhe për dështim në alarmimin e komunitetit ndërkombëtar për përhapjen e virusit.

Kina nuk i ka pranuar thirrjet për hetim të pavarur ndërkombëtar për origjinën e virusit.

Një raport i Bashkimit Evropian në prill e akuzoi Kinën për shpërndarjen e informacioneve të rreme gjatë krizës.

Mjekut që është përpjekur t’i alarmojë autoritetet për virusin gjatë dhjetorit i është thënë që t’i ndalë “komentet e rreme”. Li Wenliang më vonë vdiq nga COVID-19 në një spital në Wuhan.

Në Kinë, nga koronavirusi, e kanë humbur jetën 4.637 persona, sipas qendrës së statistikave të universitetit Johns Hopkins ndërsa 84.000 persona janë infektuar. Në nivel global kanë vdekur 275.000 ndërsa janë infektuar afërsisht 4 milionë persona

Të ngjashme