Kina regjistron vetëm 1 rast të importuar me Coronavirus në 24 orët e fundit

Prishtinë | 05 Maj 2020 | 12:59 | Nga Ekonomia Online

Komisioni Kombëtar i Shëndetit në Kinë (NHC) konfirmoi vetëm 1 rast me Covid-19 në Shangai, dhe 15 raste të reja asimptomatike, sipas një deklarate lëshuar ditën e sotme.

Asnjë viktimë dhe asnjë rast i ri i dyshuar nuk u regjistrua të hënën, sipas NHC.

Rasti Shanghai u klasifikua si i importuar, ndërsa 15 infeksionet e reja asimptomatike ishin raste lokale.

Në total, Kina zyrtarisht ka raportuar 82 881 raste të konfirmuara dhe janë shëruar 77 853 pacientë.

Numri i viktimave nga Covid-19 është 4 633.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme