Gjatë 24 orëve të kaluara, në Kinë janë regjistruar vetëm tri raste të reja të Coronavirusit, dy më pak se një ditë më parë.
Komisioni Kombëtar i Shëndetësisë njoftoi se të gjitha rastet ishin persona të ardhur nga vendet e tjera, shkruan “Reuters”.
Përpos rasteve me simptoma, autoritetet kineze njoftuan se gjatë kësaj periudhe u shënuan edhe dy raste të reja pa simptoma. Një ditë më parë ishin shënuar tri raste të këtilla.
Kështu, numri i përgjithshëm i personave të infektuar me virusin e ri në Kinë shkoi në 83,030. Pasi nuk u raportua asnjë rast i ri i vdekjeve, shifra e përgjithshme e viktimave mbeti 4,634.
Ndryshe, Kina është vendi ku u regjistruan rastet e para të virusit të ri. Kjo gjë ndodhi në dhjetor të vitit të kaluar në qytetin Wuhan.
Australia ka kërkuar që të zhvillohen hetime ndërkombëtare në lidhje me përhapjen e pandemisë.