Kina-ShBA-së: Provokimi i përplasjeve tregtare është “terrorizëm i pastër ekonomik”

Prishtinë | 30 Maj 2019 | 13:23 | Nga Ekonomia Online

Provokimi i përplasjeve tregtare përbën “terrorizëm të pastër ekonomik”, ka thënë të enjten një diplomat kinez, duke e ashpërsuar retorikën kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës në luftën e sertë tregtare mes dy vendeve që nuk po tregon shenja të përfundimit të shpejt.

Zhang Hanhui, zëvendësministër i Jashtëm kinez, ka thënë para gazetarëve në Pekin se Kina e kundërshton përdorimin e taktikës së “arrave të forta”, si sanksionet tregtare, tarifat dhe proteksionizmi, ka raportuar e përditshmja britanike “The Guardian”, transmeton “Koha Ditore”.

“E kundërshtojmë luftën tregtare ama nuk ia kemi frikën një lufte tregtare. Ky lloj provokimi i qëllimshëm i përplasjeve tregtare përbën asgjë më shumë se sa terrorizëm të pastër ekonomik, vrasje ekonomike, ngacmim ekonomik”, ka thënë Zhang, i pyetur rreth luftës tregtare me SHBA-në.

SHBA-ja dhe Kina, dy fuqitë më të mëdha ekonomike të botës, janë përfshirë në një përplasje të ashpër ekonomike që nxiti drojën kudo në botë për një luftë tregtare, pasi që administrata e presidentit Donald Trump zbatoi tarifa të reja të rritura për mallrat kineze që hyjnë në SHBA.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme