Kina shënon 82 vjetorin e masakrës ku mbi 300 mijë njerëz u vranë nga trupat japoneze

Prishtinë | 14 Dhj 2019 | 10:30 | Nga Ekonomia Online

Llogaritet se mbi 300 mijë njerëz, janë vrarë prej trupave japoneze në qytetin Nanjing të Kinës, në sulmet e ashpra që filluan më 13 dhjetor të vitit 1937 dhe zgjatën për gjashtë javë.

Gjatë kësaj periudhe që konsiderohet ndër më të errëtat të historisë kineze, ushtarët japonezë zhvilluan edhe konkurse për vrasje, dhunime masive, ndërsa vranë me bajoneta fëmijët dhe vodhën shtëpitë.

Më se 8,000 njerëz janë mbledhur në ish kryeqytetin kinez, për të shënuar 82 vjetorin e kësaj masakre, që ishte zhvilluar gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Pjesëmarrësit në ceremoni, studentë dhe përfaqësues nga të gjitha industritë, përfshirë edhe të mbijetuar të kësaj masakre, nderuan të rënët me një minutë heshtje, pasi dëgjuan himnin kombëtar.

Flamuri valoi në gjysmë shtizë, derisa turma në të zeza, bënte homazhet para memorialit të ngritur për ndër të rënëve.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme