Kina shënon numrin më të lartë ditor të rasteve me COVID-19 në 5 muaj

Prishtinë | 11 Jan 2021 | 08:17 | Nga Ekonomia Online

Kina ka parë rritjen më të lartë të rasteve me COVID-19 prej më shumë se pesë muajsh, kanë bërë të ditur autoritetet e shëndetit.

Provinca Hebei ka raportuar 82 raste të variantit të ri të koronavirusit, provinca Liaoning dy raste dhe Beijingu një rast.

Numri total i rasteve të reja është 103. Më i larti që kur 123 raste ishin shënuar më 30 korrik, shkruan Reuters.

Rritja e rasteve ndodh në kohën kur Organizata Botërore e Shëndetësisë pret ekipin që do të hetojë origjinën e COVID-19, që do të mbërrijë në Kinë të enjten.

Kina është akuzuar për shpërthim të pandemisë që filloi në qytetin e Wuhanit në fundin e vitit 2019, e që kritikët kanë thënë se shtyrja e përgjigjes ndaj pandemisë e Kinës ka bërë që koronavirusi të përhapet botërisht.

Të ngjashme