Kina shënon numrin më të lartë të rasteve me Covid-19 në pesë muajt e fundit

Prishtinë | 13 Jan 2021 | 09:09 | Nga Ekonomia Online

Kina e ka regjistruar shifrën më të lartë të rasteve ditore të koronavirusit në më shumë se pesë muaj, pavarësisht izolimit të tri qyteteve, shtimit të numrit të testeve dhe masave të tjera kundër pandemisë.

Shumica e pacientëve të rinj u regjistruan në kryeqytetin Pekin, por rritje të numrit të rasteve pati edhe në një provincë në pjesën verilindore të Kinës, shkruan The Guardian, transmeton Gazeta Express.

Komisioni Kombëtar i Shëndetësisë përmes një deklarate tha se gjatë 24 orëve të kaluara janë regjistruar 115 raste të reja. Kjo është shifër më shumë se dyfish më e lartë se 55 rastet e regjistruara në ditën paraprake dhe është numri më i lartë ditor që nga 30 korriku i vitit të kaluar.

Sipas këtij komisioni, 107 raste të reja janë raste të përhapjes lokale. Hebei, provinca që e rrethon Pekinin, shënoi 90 raste të reja, ndërsa provinca verilindore, Heilongjiang, shënoi 16 raste.

Në Hebei, tri qytete janë vendosur në karantinë si pjesë e përpjekjeve për ta parandaluar përhapjen e mëtejme të virusit. Autoritetet në Pekin i kanë ashpërsuar masat për ta shmangur krijimin e ndonjë vatre të përhapjes.

Ndryshe, Kina është vendi i origjinës së virusit të ri. Rastet e para në botë u shënuan në dhjetorin e vitit 2019 në qytetin Wuhan.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme