Kina stërvitet duke qëlluar me predha anijen model amerikane

Prishtinë | 08 Nën 2021 | 14:00 | Nga Ekonomia Online

Ushtria kineze ka ndërtuar një model të një aeroplanmbajtëseje amerikane dhe të disa anijeve të tjera amerikane, për t’i përdorur si shënjestra në stërvitje në shkretëtirën e provincës Xinjiang.

Modelet janë fotografuar me satelit nga kompania Maxar. Stërvitja me këto objektiva tregon përpjekjet e Kinës për të ndërtuar kapacitete ushtarake për të përballuar mjetet luftarake amerikane.

Zbulimi bëhet në një moment kur tensionet mes dy shteteve janë të larta, dhe përplasja ushtarake në Detin e Kinës Jugore nuk është përjashtuar si mundësi, për shkak të statusit të ishullit të Tajvanit.

Pamjet satelitore tregojnë se Kina ka krijuar modelin e një aeroplanmbajtëseje dhe dy destrojerëve në një poligon qitjeje në shkretëtirën Taklamakan. Sipas Institutit Amerikan Detar, kompleksi është ndërtuar për testimin e predhave balistike.

Të ngjashme