Kinë, 18 të vdekur gjatë zjarrit në një lokal nate

Prishtinë | 24 Pri 2018 | 11:03 | Nga

Së paku 18 persona kanë humbur jetën, ndërsa pesë të tjerë janë lënduar në zjarrin që shpërtheu mbrëmë në një lokal nate në jug të Kinës,

Zjarri ndodhi në lokalin në qendër të qytetit Yingde në provincën Guangdong, ndërsa policia sot në mëngjes arrestoi 32 vjeçarin Lia Chunla, i cili dyshohet për zjarrvënie.

I arrestuari e pranoi se zjarrin e ka vënë në gjendje të dehur dhe pas rrahjes me disa mysafir të panjohur në lokal.

Ekipet zjarrfikëse arritën të fikin zjarrin, por së paku 18 persona humbën jetën, ndërsa pesë të tjerë u lënduan në lokal, që është një nga lokalet më të vizituara në këtë qytet kinez.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme