Kirsten Dunst, një shtatzënë krenare

Prishtinë | 01 Shk 2018 | 19:23 | Nga

Kirsten Dunst është në pritje të një bebeje dhe ka treguar barkun e saj shtatzënë.

Artistja, e cila nuk ka dashur kurrë të flasë për shtatzëninë e saj pret fëmijën e saj të parë me aktorin Jesse Plemons, partnerin e saj të serive “Fargo”, dhe ka zgjedhur ta bëjë publike duke pozuar për fotografen Autumn de Wilde në një seri fotosh të publikuara edhe në rrjetet sociale, ku shfaqet natyrale dhe më e bukur se asnjëherë.

Në fotot, që janë pjesë e fushatës publicitare të brandit Rodarte, e themeluar nga Kate dhe Laura Mulleavy, Kirsten shfaqet me veshje të koleksionit të ri së bashku me koleget e tjera.

Artistja 35-vjeçare nuk ka treguar asgjë deri në këto momente, duke u prezantuar në këtë mënyrë.

Ajo ka preferuar të shfaqet dhe të pozojë me barkun shtatzënë për shtëpinë amerikane të modës duke treguar elegancën dhe sharmin e saj.

 She looks stunning in designer clothes by Rodarte

 Kirsten revealed Rodarte will also design her wedding gown as she prepares to marry her fiance Jesse

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme