Kirurgët heqin plumbin nga zemra e një ushtari të plagosur në Kiev

Prishtinë | 12 Pri 2022 | 09:26 | Nga Ekonomia Online

Kirurgët kanë hequr një plumb nga zemra e një ushtari ukrainas që ende rrihte në një operacion të jashtëzakonshëm për të shpëtuar jetën.

Një përzierje mjekësh ukrainas dhe bjellorusë nxorën plumbin gjatë operacionit në spitalin Feofaniya në Kiev.

Pamjet e pabesueshme të procedurës tregojnë se zemra e ushtarit rrihte ndërsa mjekët nxirrnin me kujdes plumbin rus nga zemra e ukrainasit, transmeton Klankosova.tv.

Ushtari u pa më vonë në këmbë duke qëndruar pranë mjekëve që i shpëtuan jetën.

Edhe pse kishte nevojë për veshje mjekësore dhe një mbështetje për gjoksin, ai dukej në gjendje të mirë shpirtërore pas kontaktit të afërt me vdekjen.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme