Kirurgë Plastikë dhe Estetikë marrin përvoja për trajtimin e plagëve me metoda bashkëkohore

Prishtinë | 19 Shk 2020 | 09:43 | Nga Albana Hajdari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Shoqata e Kirurgëve Plastikë, Rekonstruktivë dhe Estetikë e Kosovës kanë organizuar Simpozium dhe Workshopin e dytë për trajtimin e plagëve me metoda bashkëkohore, raporton Ekonomia Online.

Kryetarja e Shoqatës se Kirurgëve Plastik Rekonstruktivw Estetik të Kosovës dhe Këshillit Organizativ, Violeta Zatriqi, deklaroi se nga ky simpozium mjekët mund të marrin njohuri dhe përvoja mbi trajtimin e plagëve akute dhe kronike nga ligjëruesit ndërkombëtar.

“Metoda të avancuara në shërimin e shpejt të plagës. Një plagë mund të përshkruhet në shumë mënyra nga etiologjia e saj, vendndodhja anatomike nëse akute apo kronike nga metoda e mbylljes të paraqitja e saj”.

“Qëllimi i simpoziumit është marrja e njohurive mbi trajtimi ne plagëve akute e kronike dhe të këmbejmë përvojat e ndërsjella me ligjërues ndërkombëtar. Workshopi do të mundësoj përdorimin e produkteve të avancuara në mjekimin e plagëve dhe mbylljen sa me të shpejt”, u shpreh ajo.

Themeluesi i kirurgjisë plastike rekonstruktive estetike të Kosovës, Hysni Arifi, deklaroi se në këtë workshop ata që më së shumti që përfitojnë do të jenë pacientët.

Ai më pas uroj të gjithë pjesëmarrësit, që ky simpozium të sjell njohuri dhe përvoja të reja.

Kirurgu i përgjithshëm, angiolog dhe drejtor i çështjeve mjekësore të Klinikës së Kujdesit për plagët-PODOS në Varshavë, Poloni, Marcin Malka, ka bërë të ditur metodat e sëmundjeve të ndryshme se si të mbyllin plagët me shpejt dhe me kosto efektive, pa pasur nevojë të hynë pacienti në operacion.

“Të gjitha plagët i mbyllim që janë jashtë spitalor. Nuk është diçka e shpeshtë por kohë pas kohe e përdorimin është e vetmja mënyrë për mbyllje të plagës se shpejt. Ekipi përbëhet prej 40 personave që punojnë në bazë të pacientëve ambulantë”.

“Ne kemi realizuar 20 mijë vizita në vitin 2019. Ekipi realizon pastrimin e plagëve, debridimin, amputinin e vogël, shartimet e lëkurës, terapinë Maggots dhe procedurat e tjera ambulantore”.

Malka ka treguar metodat më të shpejt pa u futur në operacion pacienti, qoftë ne ulcerën venozë të këmbës dhe aplikimi i sistemit të fashimit dhe kompresimit NPWT. Poashtu lidhur me shputat diabetike.

Të ngjashme